Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se nga ajo që ka dëgjuar nga autoritetet serbe, ata mirëpresin shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë.
Në një postim në X, ai thotë se Serbia e ka ulur numrin e forcave të saja në kufi me Kosovën.
Tutje, Grenell thotë se ky është një lajm i mirë dhe se kryeministri Kurti e presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktojnë një datë për zgjedhjet në veri e të nisin procedurat për krijimin e Asociacionit.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ministri i Mbrojtjes në Serbi se ata e mirëpresin praninë e shtuar të KFOR-it si dhe kanë ulur në mënyrë dramatike numrin e trupave serbe përgjatë kufirit të tyre. Ky është një lajm i madh. Albin Kurti e Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe