18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Grenell kritika ndaj Ursula von der Leyen për Specialen: Qëndruat në heshtje kur Smith arrestoi Thaçin

- Advertisement -

Emisari Special i presidentit amerikan, për misione të Posaçme, Richard Grenell ka kritikuar ashpër presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi procesin e Gjykatës Speciale.

Grenell e akuzon von der Leyen, se qëndroi e heshtur gjithë këtë kohë, kur Jack Smith kishte arrestuar Hashim Thaçin sa ishte në detyrë si president.

”Gjyqi juaj i Hagës ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund të shpërndahen këshilla gjyqësore në çdo vend? Keni qëndruar në heshtje ndërkohë që Jack Smith arrestoi një president në detyrë, vetëm sepse ai po shkonte për të takuar Donald Trumpin për të formuluar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith-it / gjykatës. Është turp si media e ka injoruar këtë ndjekje politike”, shkruan Grenell në X.

Reagimi i tij vie, pasi presidentja e Komisionit Evropian, në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, ndau disa pamje dhe një reagim në platformën X, mbi mbarëvajtjen e takimeve sot në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit