3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – ShBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

- Advertisement -

Richard Grenell, emisar i presidentit Donald Trump për misione speciale, i ka reaguar sërish kryeministrit Albin Kurti në lidhje me marrëdhëniet në mes ShBA-së dhe Kosovës, të cilat Kurti i cilësoi si kurrë më të mira. Grenell ka qënë goxha i shkurtë dhe i drejtpërdrejtë, duke shkruar se është deluzion.

Sipas Grenellit, marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së kurrë s’kanë më ulët.

“Deluzive.

Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më poshtë. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, ambasada e ShBA-së, Antony Blinken, e të tjerë” – ka shkruar Grenell në profilin e tij në “X”.

Dje Kurti foli në lidhje me reagimin e Grenellit, duke vlerësuar se marrëdhëniet me ShBA-në janë të shkëlqyeshme.

“Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh Kosova najherë prej Amerikës e ka marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji” – u shpreh Kurti për Istogu Channel.

Ndërsa gjatë një tubimi, Kurti ishte shprehur se opozita po e lypë fatin me qiri të ndonjë ndërkombëtar i cekët, ndonëse pa përmendur emra e për kë e ka fjalën.

“Kjo opozita shpreson së brendshmi te pazarët mas partive. Opozita shpreson edhe të ndonjë ndërkombëtar i cili lodhet kur e sheh Kosovën në këtë ekuacion gjeopolitik, thotë pse me humbë kohë me ta. Mirëpo, ky soj opozite e lypë fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të kombit tonë ku gjithmonë gjendjen zgjidhjet më të mira për popullin tonë” – tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që Grenell reagon në lidhje me deklaratat apo qëndrimet e Kurtit. Ditë më parë, Grenell në “X” kishte reaguar pas një deklarate të Kurtit për marrëdhëniet e shkëlqyeshme me ShBA-në, duke vlerësuar se “është absolutisht e rreme”, ndërsa u bëri thirrje qdtetarëve kosovarë që “mos u mashtroni”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Postimin e Grenellit e shpërndau edhe djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump Jr.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit