I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kongresmenit republikan Andy Ogles, pasi ky i fundit sulmoi të gjithë myslimanët në SHBA.
“Myslimanët nuk i përkasin shoqërisë amerikane”, ka shkruar kongresmeni Andy Ogles.
Pas këtij reagimi, Richard Grenell ka shkruar duke i thënë: “Ndaloni sulmin ndaj Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”.
Grenell ka vazhduar me replikën e tij në X, duke thënë se nuk janë të gjithë myslimanët njësoj, ashtu siç nuk janë edhe të gjithë katolikët njësoj.
“Mos u shtirni më sikur të gjithë katolikët janë njësoj. Apo se të gjithë homoseksualët janë njësoj. Apo se të gjithë myslimanët janë njësoj. Qortojini individët që janë radikalë gjatë gjithë ditës… Por mos u shtirni sikur individi është grupi”, ka thënë Grenell.








