Krizat Globale që mund të shpërthejnë kudo në botë do të jetë fushëveprimi i tij – me mandat presidencial.
Richard Grenell më në fund u emërua zyrtarisht si emisar presidencial për “Misione të Veçanta” nga Donald Trump.
Kështu bëri i ditur ky i fundit në rrjetin e vet social “Truth” teksa dha edhe një sfond të angazhimeve të tij: përfshirë negociatat Kosovë-Serbi.
“Të punoj në emër të popullit amerikan për Donald Trump është nder i jetës sime”, ka shkruar Grenell duke rishpërndarë komunikatën e emërimit të tij.
“Presidenti Trump është problem-zgjidhës që i mban ameirikanët të sigurt e prosperoz. Aq shumë punë kemi për të bërë. T’ia nisim punës”, ka shkruar Grenell.
Në rishpërndarjet e urimeve ndaj tij shkruhet gjithëfarë lavdesh.
“Kudo që ka konflikte për t’u neutralizuar dhe të sjellë paqe”, ishte njëra ndër postimet që shpërndau për veten.
“Njeriu i Trump-it për misione të veçanta”.
“Richard Grenell do të sigurojë që Departamenti i Shtetit po vazhdon/kryen agjendën politike të Presidentit Trump”, është urimi ndaj tij që Grenell e shpërndau.
Emërimi i Grenell-it:
Richard Grenell tashmë zyrtarisht është emërurar nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si emisar presidencial i tij për “Misione të Veçanta” nëpër botë – i cili do të punojë “nëpër pikat më të nxehta të botës” (.ie Krizat Globale) përfshirë edhe Venezuelën e Korenë e Veriut.
Kështu bëri të ditur vetë Donald Trump në rrjetin e vet social “Truth”.
Kujtojmë se agjencioni ndërkombëtar i lajmeve “Reuters” duke cituar burime të veta, ka shkruar se Grenell do të trajtojë në fushëveprimin e tij edhe tensionet në Ballkan.
Postimi:
Kam kënaqësinë të shpall Richard Allen Grenell si Të Dërguar Presidencial për Misionet Speciale. Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut.
Në mandatin tim të parë, Ric ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe i dërguari presidencial për negociatat Kosovë-Serbi. Më parë, ai kaloi tetë vjet brenda Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke punuar me Korenë e Veriut dhe zhvillimet në shumë vende të tjera.
Ric ka një B.A. nga Kolegji Evangel dhe një M.P.A nga Harvard. Ric do të vazhdojë të luftojë për paqen përmes forcës dhe do të vendosë gjithmonë AMERIKËN TË PARË.
Urime Ric!