14.4 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Grenell bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

- Advertisement -

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.

Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një ndër financuesit e Gjykatës Speciale, e Amer Aliajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kjo nuk mund të ndikojë në punën e tyre.

“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj.

Sot ka qenë edhe afati i fundit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të dorëzojë të gjitha provat materiale, në rastin më të madh që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë  i ka përfunduar edhe dëshmitarët.

Të ngjashme

Të fundit