3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Gratë-shtylla kryesore e shoqërisë sonë

- Advertisement -

Nën patronatin e Kabinetit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete Jo-Shumicë, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve për gratë më të suksesshme të Republikës së Kosovës nga të gjitha komunitetet, ‘Kurora e Artë’.

Zëvendëskryeministrja znj. Emilija Rexhepi iu drejtua ndenjës me një fjalim frymëzues për të gjitha gratë, të drejtat e arritjet dhe sukseset të cilave përmes rrjedhës dhe progresit historik kanë lënë gjurmë.

Gratë janë një shtyllë e shoqërisë sonë dhe meritojnë të gjitha të drejtat dhe mundësitë për të pasur sukses dhe arritje sa më të larta. Ato janë ngrohtësia e çdo shtëpie dhe drita në të gjitha fushat në të cilat punojnë aktivisht dhe kontribuojnë për shoqërinë tonë. Kjo ceremoni është dëshmi se ju nuk jeni vetëm dhe se keni mbështetjen time dhe të Qeverisë theksoi ZvKm Redžepi. Me këtë ceremoni, e cila përfaqëson të parën nën organizimin e kabinetit tonë, dëshirojmë të sforcojmë traditën e sukseve tuaja dhe të çdo gruaje, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përket, duke theksuar kështu barazinë dhe rëndësinë e të gjitha grave në vendin tonë.

Zëri ynë mërmëriti butësisht nëpër poret e kohërave e të së kaluarës sonë. Ne sforcuam zërin dhe qëndrimin tonë, prekëm ëndrrat pa synimin për t’u kthyer pas. Përpara, sukseshëm të denja, të zëshme dhe më të vendosura se kurrë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit