Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në mbarë vendin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Me shumicën e votave të numëruara, ministrja e Drejtësisë renditet e pesta në listën e kandidatëve më të votuar të LVV-së. Deri tani, ajo numëron 85,632 vota.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka 76,052 vota dhe renditet e shtata në listë.
Shumë vota ka marrë edhe Mimoza Kusari Lila. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së numëron 56,480 sosh.
Shqipe Mehmeti Selimi ka 37,457 vota, ndërsa menjëherë pas saj vjen nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci me 31,618.
Nënkryetarja Vlora Çitaku është gruaja më e votuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ish-ambasadorja ka marrë 32,193 vota.
25-vjeçarja Sala Jashari është njeriu i pestë më i votuar në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga kjo parti. Ajo ka marrë 30,703 vota.
Deputetja Ganimete Musliu do të jetë sërish në Kuvend. Ajo është gruaja e tretë më e votuar në PDK me 24,942 vota deri tani.
Blerta Deliu Kodra dhe Ariana Musliu Shoshi e mbyllin top 5-shen e grave më të votuara në PDK me 17,838 dhe 16,832 vota deri tani.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili është gruaja më e votuar me 40,488 vota.