Grupi i Grave Asambliste të Komunës së Kaçanikut kanë ndezur qirinj në solidarizim të Liridona Admejt, të ekzekutuar në një skemë të rëndë që dyshohet të jetë orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Asamblistja nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Rrahmani, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se gratë kaçanikase “bashkëndjejnë me familjen dhe urojnë që rastet e tilla të jenë të fundit në shoqërinë kosovare”.
Njoftimi i Rrahmanit:
Grupi i Grave Asambleiste bashkë me disa qytetarë të Kaçanikut u solidarizuam me secilin qytetar e familjar të Liridona Ademajt.
U lutem që Zoti të e ketë afër vetes atë dhe të ju jap forcë familjarëve të saj për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Bashkendjejmë me ta dhe urojmë qe rastet e tilla të jenë të fundit për shoqërinë kosovare.