5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Granti i Performancës/ Ndahen rreth 8 milionë euro për gjashtë komuna përfituese, prin Drenasi

- Advertisement -

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka prezantuar sot Grantin e Performancës Komunale.

I pari i kësaj Ministrie, Elbert Krasniqi ka thënë përpara mediave se Ministria ka mësuar nga gabimet paraprake dhe është munduar të krijojë një Grant sa më dobiprurës për komunat fituese.

Krasniqi shtoi se ndonëse sivjet ka numër më të vogël të komunave përfituese, vlera e grantit do të jetë më e madhe, më saktësisht do të jetë rreth 8 milionë euro.

Ai ka falendëruar ambasdorët dhe përfaqësuesit e shteteve partnere ndërkombëtare për bashkëpunimin e vazhdueshëm me MAPL-në.

Ndërkaq, ambasadori i Zvicrrës në Kosovë, Thomas Kolly, tha se rritja e theksueshme e granteve për komunat përfituese është shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë qytetarët dhe dhënien e shërbimeve.

Megjithatë, Kolly thotë se vërehet edhe nevoja për përmirësime.

“Shpresoj qe të gjitha komunat te vazhdojne të përmirësojnë performancat e tyre, dhe me këtë dua të them që të përmirësohen në shërbime dhe në përfitimin e granteve” tha mes të tjerash ambasadori zvicrran.

Në anën tjetër, ambasadori suedez Jonas Westerlund tha që komunat kanë për detyrë t’u ofrojnë shërbime qytetarëve të tyre.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit