5.5 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Granit Xhaka lajmërohet me një postim e me një porosi nga stadiumi “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është lajmëruar me një postim në rrjetet sociale, duke lënë një porosi nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Gjatë ditës së nesërme, Kosova do t’i bëj konak Zvicrës, për ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Për këtë ndeshje, Xhaka ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” disa foto të tij gjatë stërvitjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“I fokusuar. Falënderues. I gatshëm për ndeshjen e nesërme”, shkruan Xhaka.

Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45.

Kosova i ka dhjetë pikë pas pesë ndeshjeve dhe renditet e dyta në grupin B, me “play-offin” e Botërorit të siguruar. Zvicra është e para me 13 pikë.

Nëse Kosova arrin fitore prej 6-0, atëherë do të dilte e para në grup, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh

Të ngjashme

Të fundit