E ardhmja e Xhakës te Arsenali mbetet e paqartë me Bayer Leverkusen që shpreh një interes të vazhdueshëm për shërbimet e mesfushorit zviceran, sipas Sky Germany. 30-vjeçari po shkon në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe pavarësisht se cilësohet si një lojtar kyç për Mikel Artetën, ai e ‘imagjinon’ një rikthim në Bundesligë, sipas mediumit gjerman.
Leverkusen ka kohë që interesohet për Xhakën, duke qenë afër arritjes së një marrëveshjeje verën e kaluar përpara se ai të arrinte të kthente formën e mirë në Arsenal nën drejtimin e Artetës, duke forcuar mesfushën e tyre në një sezon që i ka parë ata të përpiqen për titullin kampion në Premierligë. Ai u ka thënë shokëve të skuadrës idenë për rikthimin në elitën gjermane, me një lëvizje më të mundshme në vitin 2024 kur ai mund të largohet falas.
Arsenali nënshkroi me Xhakën në vitin 2016 pasi ai kishte kaluar katër vite në Gjermani me Borussia Monchengladbach dhe më parë ishte kapiten i topçinjve, përpara se t’i merrej nga Martin Odegaard pas një sërë çështjesh disiplinore gjatë viteve. Leverkusen është e etur për një ‘lider agresiv’ në mesfushë dhe mund të imagjinojë në parim nënshkrimin e lojtarit verën e ardhshme.
Xhaka do të jetë në gjendje të diskutojë kushtet me klubet e tjera nga janari i vitit të ardhshëm nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me Topçinjtë, përpara një marrëveshjeje të mundshme me parakontratë.