Granit 𝐁𝐄𝐆𝐎𝐋𝐋𝐈, është zgjedhur kryetrajner i FC SUHAREKA.
Kështu ka njoftuar Klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare, transmeton Scanner.
Begolli është futbollist me bagazh të madh, ndërkaq si trajner ka drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi, KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë , GRANIT BEGOLLI , timonieri kampion që me sukseset e tijë është shquar vitet e fundit në futbollin Kosovar ka arritur marrëveshje duke i besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës.
Begolli si futbollist me bagazh të madh por edhe si trajner duke drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi , KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës , një puntor i jashtzakonshëm me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik i fuqishëm.
Ditëve në vijim do kompletohet edhe i gjithë staffi punues që së bashku me Granitin do fillojnë punën me një skuadër të kompletuar , prezantimi i tijë nën emblemën e FC SUHAREKA do bëhet ditëve në vijim.
𝗠𝗲 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈🟡🔵
#fcsuhareka🏆
#GranitBegolli🎩