![Granatahedhës, armë, mjete shpërthyese: Prokuroria Speciale tregon çka u gjet nga bastisjet në veri Granatahedhës, armë, mjete shpërthyese: Prokuroria Speciale tregon çka u gjet nga bastisjet në veri](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/08/policia-e-Kosoves-696x522-1.jpg)
Policia e Kosovës që nga mëngjesi i së shtunës ka ndërrmarë një aksion në vazhdën e hetimeve për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit.
Prokuroria Speciale ka dalë me komunikatë ku ka treguar aksionin që është ndërmarrë.
Sipas Prokurorisë më urdhër të tyre janë kontrolluar disa lokacione, në Mitrovicë të Veriut, në Zveçan dhe në Banjskë.
Nga Bastisjet në një bodrum në Mitrovicë të Veriut janë gjetur sasi e madhe e arsenalit të armëve e municionit, 3 granatahedhës, 87 eksploziv municion e armë të llojeve të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), njoftojnë opinionin publik se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.
Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
- 87 copë eksploziv të tipit TM 100
- 3 granata hedhës dore (zola)
- 1 armë automatike AK-47
- 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
- 14 karikatorë
- Municion të kalibrave të ndryshëm
- 63 detonatorë elektrik
- 23 detonatorë mekanik
- 1 orë për aktivizim
- 1 granatë dore M7
- 3 tuba fitila ndezës
Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=625656193107976&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz