Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, e ka quajtur katrahurë ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila mori kritika të shumta për përmbajtjen e saj të pasaktë.
Grajqevci tha se autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, asnjëherë nuk ka kërkuar nga ta ndonjë listë apo dokument.
“Unë këtë ekspozitë e kom pa një katrahurë, sepse janë përdorur shumë masakra jo numër i saktë, jo të verifikume mirë.
“Ne e dimë që në Kosovë janë përmi 200 masakra”.
“Kurrë një herë ai njeri nuk ka ardhë që të kërkojë një dokument apo një listë. Unë nuk e di ai si ka mund të mendojë dhe të qetë ashtu që kjo ka qenë vrasje e dytë për familjarët:,
“Qaq janë ndi keq familjarët saqë pramë mezi e kam kalu natën deri në mëngjes duke thirre çka po ndodhë”.
“Ai është një gabim por këtu mendoj se Prokuroria duhet menjëherë të iniciojë, se këtu qëllim ka. Nuk është ba kjo pa qëllim”.
Grajqevci foli për rëndësinë që të formohet një listë e saktë e viktimave të masakrave.
“Duhet sa më shpejtë që është e mundur të formohet lista e saktë e viktimave”.






