12.8 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Graciano Tagani pjesë e “BBV3”?! Ja reagimi i Argjira Spancës!

- Advertisement -

Iftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte balerini i njohur Graciano Tagani. Graciano foli për eksperiencën e tij në ‘DWTS.’ Ai e nisi intervistën duke folur fillimisht për partneren e tij në spektakël, Fifin:

Jam shumë krenar me Fifin, ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe.

Në pjesën e dytë të emisionit, ishte në një lidhje telefonike partnerja e balerinit Argjira Spanca ku fillimisht uroi të gjithë shqiptarët për ditën e Pavarsisë. Më pas moderatorja nuk ngurroi të bënte dhe një koment për vlerësimet e jurisë në Dancing with the Stars: Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën. (qesh)

Argjira vazhdoi duke thënë se i ka munguar goxha këto kohë Graciano me angazhimin e tij në ‘DWTS.’ Lidhur me mungesën e Gracianos, spikeri e pyeti Argjirën nëse asaj do t’i mungonte partneri i saj po të hynte në Big Brother Vip, gjë më të cilën Argjira qeshi dhe tha:

Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.

Ndërkohë Graciano komentoi më tepër rreth ‘DWTS’ duke thënë se: Mendoj që ka konkurrentë që kanë qenë të mbivlerësuar gjatë gjithë kohës si dhe atyre që i është ngrënë haku. Ndonjëherë nuk i kam kuptuar fjalët e jurisë.

Kush do të jetë në finale sipas Gracianos?

Mendoj që në finale do të jetë Fifi, Eni, Xhoda dhe Arnita dhe fituese sigurisht Fifi. (qesh)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit