-11.4 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Grabovci: Do të punojë që PDK ta merr sërish timonin e vendit

- Advertisement -

Ish- shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, pas shumë kohe në heshtje është rikthyer të flas për politikë.

Ai në emisionin “n’Demos” ka treguar se ku ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe.

“Adem Grabovci sot? është mirë me ditë kur me hy, por është akoma më mirë me ditë kur me pushu pak, unë për momentin këto viteve të fundit, nuk e kam ndërpre në asnjë moment kontaktin me të gjitha strukturat e PDK-së, nuk ka askush kontakte e biseda me strukturat se unë, për herë të parë unë iu kam përkushtu familjes time, kam dhanë atë kontributin tim”, ka deklaruar ai.

Grabovci ka paralajmëruar rikthimin në pushtet të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë nuk them se kam ba çdo gjë për vendin tim, atë e kanë bërë vetëm ata që janë fliju për këtë vend, unë do të jem në gatishmëri që deri në frymën e fundit do t’i përkushtohem vendit tim. PDK është një parti me vlera të jashtëzakonshme, me vepra të jashtëzakonshme, lidershipi i PDK-së, identifikohet me PDK-në, kemi hedh themele për çlirimin e bërjen e vendit. Unë do të punoj që PDK të merr sërish timonin e vendit”, është shprehur ai.

Emisioni i plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit