Ish-njëri nga themeluesit e UÇK-së, Adem Grabovci, ka vizituar të shtunën vendin (Goruzhub/Pashtrik) ku ka rënë heroikisht komandanti Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë.
Grabovci në vendin e rënies së komandant Kapuçit shoqëroj nga bashkëluftëtarët e tij, Nait Hasani dhe nipi i tij, Valon Grabovci, i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
“Në përvjetorin e rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të lirisë, duke kaluar kufirin ndërshqiptar. Tek vendi i rënies, se bashku më shumë bashkëluftëtarë, për të nderuar e përkujtuar heroizmin e Kapuçit, që ishte edhe Komandant j Brigadës 113 dhe të gjithë të rënëve në ketë betejë. Lavdi e përjetshme, për të gjithë të rënët për liri. Lavdi heroizmit të Mujë Kapuçit me shokë!”, ka shkruar Grabovci në Facebook.