6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Grabovci përkujton Skënder Çekun: Rënia heroike e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar mikun e tij, gjeneralin Skënder Çeku, në 24-vjetorin e rënies së tij.

Grabovci ka thënë rënia heroike e Çekut ishte një nga humbjet më të rënda, të pakompensueshme, të UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

“Sot ka 24- vjetorin e rënies heroike miku im, bashkëveprimtari i radhëve ilegale dhe bashëluftëtari i radhëve të UÇK-së, njëherit njëri nga njohësit më të rryer të artit ushtarak, gjenerali Skënder Çeku. Rënia heroike e Skendës, heroit të betejës së famshme të Loxhës, ishte një nga humbjet më të rënda, të pakompensueshme, të UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Njëkohësisht rënia e tij, ashtu si gjithë jeta e tij dhe përkushtimi shembullor për liri dhe Atdhe, u bë shembull frymëzimi jo vetëm për rininë e Dukagjinit, të cilët ngjeshën fortë radhët e luftës. Përjetë krenar me mikun tim, gjeneralin Skënder Çeku! E paçtë të përjetshëm kujtimin dhe nderimin e merituar të Kombit!”, ka shkruar Grabovci në Facebook. /Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit