Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për një periudhë të gjatë kohore nuk është parë të jetë shfaqur në media.
Grabovci në emisionin “Politiko” ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-në, ai këtij raporti të krijuar meritat i’a lë ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Tutje Grabovci për ish-presidentin është shprehur se është figura më e dëshmuar për nga guximi dhe intelekti, ku sipas tij përmes Thaçit Kosova ka krijuar aleatë sikurse Amerika, raporton Gazeta10.
“Hashim Thaçi është një nga figurat ku në çdo aspekt e ka dëshmuar edhe për nga guximi dhe intelekti dhe gjitha të tjerat i ka edhe është e njohur nga marrveshje e Rambujes angazhimi i tij edhe guximi i treguar i tij , falë guximit të tij, ne sot kemi arritur që të krijuam partnerë dhe aleatë si Amerika”, ka thënë ai.