Home Ballina Grabovci për gazin lotsjellës në Kuvend: Glaukun nuk e kam pa t’u gjujtë, Albinin po

Grabovci për gazin lotsjellës në Kuvend: Glaukun nuk e kam pa t’u gjujtë, Albinin po

0

Sot ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Kosovës, pasi i njëjti nuk kishte të angazhuar mbrojtës.

Lidhur me këtë, gjykatësja tha se do të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për t’i caktuar avokat sipas detyrës zyrtare.

Ndërkaq, në këtë seancë prezent në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci, si dhe prokurori i shtetit Besart Mustafa.

Pas njoftimit të gjykatëses për seancën e radhës, dëshmitari Grabovci tha se tjerë janë ata që kanë gjuajtur dhe se asgjë nuk i kujtohet.

“Vallahi gjyqtare kur dush, po nuk osht ky që e ka gjujt, tjerë janë ata që kanë gjujt”, tha Grabovci.

Gjykatësja më pas tha se për këtë mund të deklarohet në seancën e radhës, e që Grabovci vazhdoi me fjalët “Po sen nuk më kujtohet, ndaq thirrem sa herë dush, kurgjo nuk m’kujtohet”, duke iu drejtuar të akuzuarit Konjufca se “Unë ty s’tkom pa e Albinin po”.

Në këto rrethana, seanca e është shtyrë më 15 mars 2023.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Exit mobile version