1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Grabovci: Pavarësisht rrugëtimit të vështirë që kam pasur, jam krenar me të kaluarën time

- Advertisement -

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i ftuar në intervistën përballë Ilir Mirenës në Periskopi, ka folur për rrugëtimin e tij politik.

Grabovci thotë se është shumë krenar për të kaluarën e tij dhe përpjekjet e tij, pavarësisht rrugëtimit me vuajtje e sakrifica të shumta.

“Kam një jetë interesante, një rrugëtim tëgjatë si shumë bashkëmoshatarë edhe para meje e pas meje. Një rrugëtim të vështirë me përplasje e gjithë ato vuajtjet e sakrificat, por mbi të gjitha e ndjej vetën dhe krenohem me të kaluarën – me përpjekjet e mia. Se nuk mund unë ta vlerësoj kontributim tim se sa ka qenë ai i dobishëm për çështjen të cilën kam qenë i angazhuar. Por, me vetëdije e me bindje të plotë kam bërë maksimumin në të gjitha periudhat kohore”, tha Grabovci në Periskopi

Ai tutje bëri të ditur se pavarësisht që është tërhequr vitet e fundit nga jeta publike, ai vazhdon të mbajë kontakte me strukturat e PDK-së.

“Vjen një moment – në popull është një mesazh dhe u referohem shumë dhe i çmojë shumë; “menquri është me ditë kur me hi, por edhe dy herë më menquri është kur duhet nganjëherë edhe me pauzu, për të mos thënë për m’u tërheq”. Në rastin tim personal është e vërtetë që në vitet e fundit unë jam më i tërhequr nga jeta publike, por lirisht mund të them se asnjëherë nuk e kam ndal aktivitetin tim, punën, kontaktet që i kam me strukturat e PDK-së”, tha Grabovci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit