3.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

Grabovci nga Haga: Kur drejtësia të zë vend, dielli do të lindë përsëri për çlirimtarët tanë

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK, Adem Grabovci, ka vizituar ish-krerët e UÇK në Hagë, ndërkaq ka shkruar  lidhur me zhvillimet e fundit në proceset gjyqësore në Hagë, duke shprehur besim të palëkundur në drejtësinë e vonuar ndërkombëtare.

“Sot, si asnjëherë më parë, pas muajsh të gjatë e të mundimshëm për familjet, shokët e mbi të gjitha për vendin, pashë dritën nga rrezet e diellit – të shumëpritura, që po rilindin në pranverën e pafajësisë dhe drejtësisë së vonuar ndërkombëtare”, ka shkruar Grabovci.

Ai ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, kanë qëndruar stoikë dhe të palëkundur, ashtu si në kohën e luftës edhe në paqe.

“Çlirimtarët tanë, që padrejtësisht mbahen në Hagë, mbetën stoikë në betejën e tyre për të larguar këtë re të zezë që ka kapluar historinë tonë”, ka deklaruar ai.

Sipas Grabovcit, ata vazhdojnë të jenë të fortë, vizionarë dhe të gatshëm për sakrifica në interes të vendit, me shpresën dhe bindjen se kjo do të jetë vizita e fundit e tyre në Hagë.
“Kur retë e zeza të largohen dhe drejtësia të zë vend, dielli do të lindë përsëri”, ka përfunduar Grabovci.

Postimi i plotë:

Sot, si asnjëherë më parë, për gjithë këto muaj të gjata e të mundimshme për familjet, shokët e mbi të gjitha vendin, pash dritën nga rrezet e DIELLIT, të shumë pritur që po rilind në pranverën e pafajësisë dhe drejtësisë së vonuar ndërkombëtare.

Çlirimtarët tonë, që padrejtësisht mbahen në Hagë, mbetën stoik, si në kohën e luftës e edhe të paqes, në betejën e tyre për të larguar ketë rë të zezë që ka kapluar historinë tonë. Të tillë, siç i kam njohur para, gjatë dhe pas luftës.

Të fortë, të palëkundur përball stuhive, vizionar, të gatshëm për sakrifica për interes të vendit dhe me plotë shëndet e shumë optimizëm, me shpresën dhe bindjen që do jetë vizita e fundit në këtë vend, që do shkruhet në faqet e historisë së popullit tonë liridashës, KENI TË FALA!

Kur retë e zeza të largohen, e drejtësia të zë vend, DIELLI DO TË LIND PËRSËRI!

Të ngjashme

Të fundit