9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Grabovci: Memli Krasniqit i është dhënë shansi, ta angazhojë potencialin e fjetur të PDK-së

- Advertisement -

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se, pret nga lidershipi aktual i PDK-së, me në krye Memli Krasniqin, që ta’ aktivizojë kontigjentin e e paangazhuar aktivisht në politikë, përfshirë edhe atë, në mënyrë që të fuqziohet PDK-ja.

“Kjo Qeveri duhet të largohet sa më shpejt, vendi do të frymojë më shlirë, përfshirë edhe raportet me aleatët”, pohoi Grabovci.

“Jam aty ku kam qenë, një familje të dytë e kam, një familje biologjike e kam, familja tjetër është PDK. Potencionali i PDK-së është aty, kryetari aktual i PDK-së e ka një shans që ta’ mobilizojë potencionalin e fjetur të partisë, që përfaqësojnë vlerat e të gjitha periudhave më të vështira”, tha Grabovci duke kërkuar nga kreu i PDK-së, që ta marrë parasysh këtë sugjerim në mënyrë që sipas Grabovcit të përmbyllet misioni për Kosovën.

Memli Krasniqit i është dhansi, le ta shfrytëzojë në interes të PDK-së, sepse PDK ka nevojë për personalitete që kanë kredibilitet. Për PDK kanë nevojë proceset që po kalon Kosova.

Të gjitha vendimet e rendësishme historike identifikohen me lidershipin e PDK-së. Fitorja jonë ishte më tepër politike se sa ushtarake gjatë luftës, ne e dinim që nuk do ta mundim Serbinë, por kishim lidership të guximshëm”, theksoi Gabovci.

“A ka të drejtë Adem Grabovci ta ndërtojë të ardhmen duke u bazuar në atë se kush ishim e çfarë bëmë dje e sot. JO”, pohoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit