Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka takuar aktivistë të kësaj partie nga të gjitha lagjet e Pejës.
Grabovci, ka thënë se gjatë këtij takimi ka parë energji për fitoren e PDK-së dhe për Bedri Hamzën kryeministër.
“Kjo është energjia e fitores për Partinë Demokratike dhe Bedrin Hamzën, kryeministër! Vullnetar nga të gjitha lagjet e Pejës, u mblodhën sot, të zotuar për zgjerim dhe aktivizëm politik, për triumf e fitore. Sot, shënuam fillimin e një epoke të re, të cilën, nuk do ta ndal asgjë e askush. Për PDK-në dhe Bedriun Kryeministër, Ne jemi gati, sot, nesër e gjithmonë”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.