3.1 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Grabovci: Kreator i trazirave ishte Kurti, nuk më kujtohet që Konjufca hodhi gaz lotsjellës

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me gjuajtjen me gazëlotsjellës në Kuvend.

Në këtë seancë ka dëshmuar Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai është shprehur se  nuk i kujtohet që ndonjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit