Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka kërkuar që të mbështet nipi i tij në garën për deputet, Valon Grabovci, i cili mban numrin 55 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
“Valoni, si njëri nga ushtarët më të rinj të lirisë, si djalë i Heroit të Kosovës, si një ekonomist dhe ndërmarrës i suksesshëm dhe me vizion për të ardhmen, është potencial që jam i bindur se do jetë i suksesshëm edhe duke qenë përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës. Unë se bashku edhe me Valonin, gjatë kësaj kohe, do jem në kontakt me Ju! Andaj, ju ftoj të na bashkoheni në ketë rrugëtim të përbashkët”, ka shkruar Grabovci në Facebook.
Postimi i plotë:
#PDK
#ValonGrabovci55
#bedrihamzaperkryeminister
Jeta dhe sfidat që të ofrohen, shpesh të ndërrojnë kahjen e jetës. Kjo me ka ndodh, jo rrallë. Jam lëkundur ndonjëherë, por kurrë dorëzuar.
Derisa ngjarjet e fundit, me humben një pjesë të ritmit të jetës, the me thyen shpirtërisht, hyrja e Valonit në listën kandiduese, është motiv shtesë, përpos shumë arsyeve tjera, për të vazhduar tutje më organizim dhe aktivitet politik.
Zaten, jau kemi borxh edhe disa burrave të mëdhenj që nuk janë sot këtu, për arsye të ditura.
Valoni, si njëri nga ushtarët më të rinj të lirisë, si djalë i Heroit të Kosovës, si një ekonomist dhe ndërmarrës i suksesshëm dhe me vizion për të ardhmen, është potencial që jam i bindur se do jetë i suksesshëm edhe duke qenë përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës.
Unë se bashku edhe me Valonin, gjatë kësaj kohe, do jem në kontakt me Ju!
Andaj, ju ftoj të na bashkoheni në ketë rrugëtim të përbashkët.
Bedriut, si Kryeministër, i duhet përveç fitores edhe ekip e suksesshme në Kuvend.
Se bashku, e bëjmë #mamirë Kosovën.