Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka prezantuar disa nga pikat e programit qeverisës të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mesin e këtyre pikave, ai në “Facebook” ka listuar rritjen e pagave, pensioneve, subvencionet për fëmijët, ndryshimin e Ligjit për TVSh-në, etj.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi në përgatitjet e fundit për shpërndarjen e kartave të mia njoftuese, si pjesë e angazhimit tim për t’u afruar me ju dhe për të prezantuar vizionin tim dhe të PDK-së.
Duke mbështetur programin e Bedri Hamzës me sloganin “Kosova mundet #MaMirë”, angazhimet tona kryesore janë:
• Rritje pagash deri në 50% për sektorin publik!
• Rritje pensionesh, asnjë pension nën 200€ dhe rritje prej 50% e pagesave për kategoritë e luftës.
• Subvencione prej 100€ për fëmijët që nuk mund të regjistrohen në çerdhet publike.
• Mbështetje për biznese, me grante deri në 30% të investimit.
• Ndryshimi i ligjit për TVSh-së, pagesa brenda vendit jo në kufi.
• Lirimi nga tatimi për pagat deri në 400 euro.
• Përmirësim i shëndetësisë dhe zbatim i sigurimeve shëndetësore për të gjithë.
Ju ftoj të më përkrahni dhe të votoni për numrin 55 në listën e PDK-së.
Kosova mundet #MaMirë #MeBedriHamzen1
#PDK131
#ValonGrabovci55