Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit Gani Imeri.
Ai ka thënë se Imeri ishte një nder komandantët më të dalluar të UÇK-së.
“Na la edhe Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë, i cili ishte ndër më të dalluarit në luftën për çlirim, sidomos në pjesën e Zonës së Shales. Gani, na mërzite shumë më ketë ikje të shpejtë. Ngushëllime familjes Imeri, bashkëluftëtarve dhe miqve. Lavdi jetës dhe veprës tënde Gani”, ka shkruar Grabovci në Facebook.