Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, Ramë Buja, Gani Koci, Rafet Rama dhe Isni Kilaj, kanë qëndruar sonte në lagjen “Dardania” të Pejës ku janë takuar me një numër të madh të qytetarëve.
Grabovci ka publikuar në Facebook pamje nga ky takim. Ai ka shkruar se janë bërë bashkë për vlerat e përbashkëta.
“Edhe n’Dardaninë e Pejës, të bashkuar për vlerat e përbashkëta. UÇK NA BASHKON”, ka shkruar Grabovci.