Një grabitje që kishte ndodhur më 8 gusht 2025 në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë është zbardhur pas hetimeve disa mujore.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 06:20 të mëngjesit, një qytetar ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i shkaktuan lëndime trupore dhe i grabitën telefonin celular, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Por,ditën e sotme hetuesit rajonalë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt





