Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje në një pompë të derivative në Pejë.
Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se personat në fjalë kishin dalë nga një veturë golf dhe kishin kanosur viktimën, duke u kërkuar që t’ua japë paratë e pazarit.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se nga një veturë “Golf” kishin dalë tre (03) persona dhe nën kërcënimin e armëve e kishin kanosur viktimën nga e cila kishin kërkuar qe tu jap parat e pazarit, viktima ua jap parat në shumë diku rreth nën qind (900) Euro dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të pa njohur.
Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datë 24. 05. 2025, kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë katër të dyshuar. Është sekuestruar vetura e cila dyshohet së është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një pushkë gjysmë automatike dhe të holla në shumë prej pesëqind e shtatëdhjetë (570) Euro si dhe dëshmi tjera” – thuhet në njoftim.
Të arrestuarit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.