9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Grabitje me thikë në një market në Fushë Kosovë, autori në kërkim

- Advertisement -

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në një market në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar, duke kërcënuar me thikë, ka grabitur një shumë parash nga punonjësi i marketit dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Policia fton qytetarët që mund të kenë informacion rreth rastit të lajmërojnë autoritetet përmes numrave zyrtarë, duke garantuar anonimitet të plotë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit