11.9 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Grabitje e rëndë në Rahovec: Rojën e lidhin për peme, hajnat hyjnë brenda përmes dritares

- Advertisement -

Një person ka raportuar në polici se, gjatë kohës sa ishte në vendin e punës si roje në një kompani private në Rahovec, kanë hyrë brenda tre persona të dyshuar, njëri prej të cilëve ka qenë i armatosur me armë të shkurtër.

Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit fillimisht e kanë lidhur rojën prej një peme në oborr, e më pas kanë depërtuar brenda ndërtesës përmes një dritareje.

Deri tani nuk dihet se çfarë është marrë nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk ka raportuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet si “grabitje”, thotë Policia.

Të ngjashme

Të fundit