1.4 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Grabitet shtëpia e artistes Perrie Edwards

- Advertisement -

Shtëpia e Perrie Edwards dhe të fejuarit të saj është grabitur ndërsa ata ndodheshin në katin e poshtëm me djalin e vogël të tyre Axel.

Policia u thirr menjëherë  në rezidencën e këngëtares së Little Mix dhe futbollistit të Liverpool, e cila ndodhet në Anglinë veriperëndimore.

“Hajdutët  kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur bizhuteri dhe çantat e dorës ndërkohë që ata ishin brenda.”- thotë një burim për britaniken The Sun.

Një mik i afërt i çiftit,  vijon duke thënë për median se  policët  kontrollojnë pamjet e kamerës për të marrë më shumë të dhëna dhe për të identifikuar grabitësit.

Dyshja kanë mbetur të tmerruar dhe mjaft të lënduar nga kjo ngjarje.

Kujtojmë se çifti janë së bashku për më shumë se pesë vite. Pasi konfirmuan romancën e tyre në fillim të vitit 2017, dyshja mirëpritën Axelin më 21 gusht 2021.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit