14.4 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Grabitet Muzeu i Louvre në Paris

- Advertisement -

Muzeu i Louvre në Paris është mbyllur pas një grabitjeje, tha ministrja e kulturës së Francës, Rachida Dati.

Ministrja e kulturës së Francës, postoi në faqen e mediave sociale X të dielën në mëngjes se një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapjen e muzeut.

“Nuk raportohet për të lënduar. Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe policinë. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka shkruar tutje ajo, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Muzeu me famë botërore postoi gjithashtu në llogarinë e tij X, duke njoftuar se do të mbetet i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”.

Të ngjashme

Të fundit