Grabitja e sotme në Albi Mall ka përfunduar me shkëmbime armësh mes sigurimit dhe grabitësve. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga plumbat ka pësuar edhe një nga grabitësit.
Milan Vukojeviq, serbi i lindur në vitin 2000 nga Leposaviqi ka mbetur i plagosur nga kundërpërgjigja që ka marrë me armë nga anëtarët e kompanisë së sigurimeve.
I njëjti po trajtohet në Graçanicë dhe dyshohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore