GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet direkte Prishtinë- Paris- Prishtinë.
Tani çdo të hënë dhe të premte mund të udhëtoni drejt Parisit.
Ky është destinacioni i 24-të ajror nga Prishtina drejt Evropës, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në zhvillimin e transportit ajror në Kosovë.
Zgjerimi i rrjetit të fluturimeve ndër vite:
•Viti 2020
Basel, Düsseldorf, Stuttgart, München
•Viti 2021
Münster (Osnabrück), Växjö
•Viti 2022
Nürnberg
•Viti 2023
Berlin, Ljubljana
•Viti 2024
Luxemburg, Hamburg, Hannover, Memmingen, Burgas, Zürich, Geneva
•Viti 2025
Paris, Helsinki, Göteborg, Malmö, Stockholm, Köln, Dortmund, Bremen
Për herë të parë në 5 vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës po përjeton një zhvillim kaq të madh, duke krijuar mundësi të reja për mërgimtarët, turistët dhe bizneset për të udhëtuar më shpejt e më lirë drejt destinacioneve evropiane.
GP Aviation dhe PrishtinaTicket do të vazhdojnë edhe në vitin 2026 me hapjen e destinacioneve të reja, në funksion të mbështetjes së mërgatës, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit tonë të dashur – Kosovës.