15.4 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

GP Aviation dhe PrishtinaTicket – Fluturimi i parë Stokholm–Prishtinë u realizua me sukses

- Advertisement -

Sot, më 14 qershor 2025, u realizua me sukses fluturimi i parë në linjën Stokholm–Prishtinë, duke shënuar destinacionin e 24-të të ofruar nga GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga Aeroporti i Prishtinës drejt qyteteve evropiane. Fluturimet drejt Stockholm dhe anasjelltas do të realizohen çdo të martë dhe të shtunë.

GP Aviation dhe PrishtinaTicket po angazhohen maksimalisht për t’u shërbyer mërgimtarëve me cilësi të lartë dhe për të sjellë turistë në vendin tonë. Shtimi i destinacioneve dhe i frekuencave të fluturimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të pasagjerëve që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ky zhvillim kontribuon në përmirësimin e të ardhurave për shtetin, mbështet rritjen e bizneseve vendore dhe forcon lidhjen emocionale dhe fizike të mërgimtarëve me vendlindjen.

GP Aviation dhe PrishtinaTicket janë të përkushtuara që gjatë vitit 2026 të zgjerojnë më tej rrjetin e destinacioneve dhe të shtojnë frekuencat e fluturimeve ekzistuese, me qëllim që të ofrojnë çmime të qëndrueshme edhe gjatë sezonit të lartë të pushimeve.

Të ngjashme

Të fundit