9.5 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

“Gozhdohet” me komente nga militantët, reagon Duda Balje: Vetëm po më pastroni nga mëkatet

- Advertisement -

Duda Balje ka marrë afro 400 komente, shumica nga to negative pas reagimit të saj për shkarkimin e zëvëndësministrit të partisë së saj nga Qeveria në detyrë.

Duda ka thënë se këto komente vetëm e kanë pastruar nga mëkatet.

“Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush.
Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet.
Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time.
Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet.
Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja” shkruan Balje në reagim.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush.

Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet.

Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time.

Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet.
Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja!

Të ngjashme

Të fundit