Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka theksuar se që nga dita e parë, ata nuk janë trajtuar drejt dhe institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për të reaguar, njofton Klankosova.tv.
“Institucionet e Kosovës kanë dështuar totalisht në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj”.
Pavarësisht se mund t’i shohin si kundërshtarë politikë, ata janë mbi të gjitha qytetarë të Kosovës dhe shteti ka obligim ligjor t’i mbrojë”.
Këto të drejta janë shkelur që nga dita e parë dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet e Kosovës”, deklaroi Hoxha, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: