10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te”, deputetja e PDK-së ‘thumbon” Përparim Ramën pas shkarkimeve në Prishtinë

- Advertisement -

“Pronat në Badovc”, janë bërë shkak i përçarjes mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. PDK, dega në Prishtinë kundërshtoi fuqishëm vendimin e kryetarit Rama për shkëmbimin e pronave në Badovc. Kjo i pasoi PDK’së me shkarkime të zyrtarëve në pozita të rëndësishme në komunën e Prishtinës.

Ramës nuk i mjaftoi që ia shkarkoi drejtorin për shërbime publike PDK’së, tanimë ia dha goditjen ‘fatale’ duke ia larguar nga puna edhe nënkryetaren e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiun.

E për këtë shkarkim, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka ironizuar me situatën. Ajo shkruan: Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te.

Hoxha tutje ka mbështetur Donjeta Sahatçiun me një “zemër” duke ndarë rrugët përfundimisht me degën e LDK-së në Prishtinë.

 

Rama të hënën ka marr vendim për të shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit.

Siç ka njoftuar i pari i kryeqytetit, ky vendim është marr për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit.

“Në anën tjetër, kemi ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Nënkryetarja znjsh. Donjeta Sahatçiu. Ky projekt, siç e dini ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që të përmirësoj e modernizoj institucionet e Kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit