Duke përshkruar peizazhin global, analisti Dukagjin Gorani theksoi natyrën paradoksale të botës së sotme, e karakterizuar nga zhvillimi i paprecedentë ekonomik, teknologjik dhe politik. Megjithatë, mes këtyre përparimeve, konfliktet vazhdojnë, siç është lufta e vazhdueshme në Ukrainë, për të cilën Gorani vuri në dukje se i mungon një arsyetim i qartë për origjinën dhe vazhdimin e saj.
“Efektivisht bota kurrë s’ka qenë më e zhvilluar, ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht. Përveç luftës në Ukrainë që është një luftë përsëri edhe ajo tregim në veti sepse s’ka arsye racionale pse ka nisë e pse po vazhdon. Kurrë më pak s’ka pas konflikte në botë. Kurrë më e vogël nuk ka qenë uria, sëmundjet masive janë zhdukë sot”, tha ai.
“Me pas shpërthime të urrejtjes brenda shoqërive, këtë s’ma ka marrë mendja që e shoh. Donald Trump është përfaqësues i një pakënaqësie. Ai e ka sjellë pakënaqësinë në një nivel të lëvizjeve masive dhe shoqërore, pra Donald Trump e përfaqëson politikën e emocioneve”, deklaroi Gorani më tej në Pressing.