28.9 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Gorani: Qeveria po mundohet të na frikësojë me luftë për të pranuar Asociacionin

- Advertisement -

Analisti Dukagjin Gorani, ka thënë në “Pressing” se qeveria po mundohet t’i friksojë njerëzit përmes mundsisë se një lufte në mënyrë që ta pranojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Rreziku për luftën është imanent, pra është shumë i afërt edhe shpëtimi prej luftës është vetëm në atë që po lihet hapur si temë e që nënkuptohet ajo është pranimi i draft-statutit dhe marrëveshjes franko-gjermane”, tha ai.

“Pra unë mendoj që është diskurs, narrativ, them që buti i pandershëm. Në vend që me dalë me thënë s’kemi qare pa e pranu këtë plan siç e kemi bërë pazarin, ne nuk shohim rrugëdalje tjetër. Çfarë është duke bërë establishemnti në pushtet është që na frikësojë për luftë”, ka deklaruar Gorani.

Të ngjashme

Të fundit