3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gorani: Qëndrimi i Escobar për shkëmbimin e territoreve i ngjashëm me atë të Administratës Trump

- Advertisement -

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se qëndrimi i të dërguarit të Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shkëmbimin e territoreve është i ngjashëm me atë të administratës Trump.

Gorani në emisionin Pressing në T7 tha se përgjigja e tij për shkëmbim të territoreve është e përsëritje e përgjigjeve të administrative amerikane të mëhershme.

“Mendoj që përgjigja e Escobarit për shkëmbim të territoreve është shumë karakteristike, pasi që është përgjigje cila është përsëritje e përgjigjeve dhe qëndrimeve të administratës amerikane të mahershmne, është replikim i plotë i qëndrimeve të mëhershme”, tha Gorani.

Escobari në një intervistë për Reporterin, sa i përket shkëmbimit të territoreve tha se “Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”.

Ndërsa, Gorani thotë se qëndrimi i Escobar lë hapësirë se SHBA-të nuk do të jenë kundër nëse palët merren vesh për cka do që Kosova dhe Serbia bien në dakord.

“Nëse e kishim pyet na Escobar ca ki dasht me thon me këtë përgjigje, ai ka me të thonë saktësisht atë që e kam thënë. Pra na mbetet neve pak me spekulu, pak me interpretu, e pak me jep qëndrimet tona qysh na e shohim

Sipas meje, përgjigja e tij në këtë pytje, dhe qëndrimi i tij se cfarëdo që palët merren vesh, unë e interpretoj si mos përjashtim të këtij opsioni, është mos përjashtim eksplicit. Unë mendoj që në këtë pik çfarë është shkëmbimi i territoreve dallojnë fundamentalisht qëndrimet e zyrtarëve si Borrell e Escobar. Borrell në këtë pikë ish përgjigj shkurt: nuk ka ndryshim të kufijve, BE-ja nuk e përkrahë një zgjidhje të tillë. Qëndrimi I Esciobar le hapësirë që në fund nëse palët merren vesh për çka do që merren vesh, na nuk jem dosido kundër apo për cilido opsion”, tha Gorani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit