14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Gorani për qëndrimin e LDK-së: S’mund të nisësh bisedimet politike duke thënë ‘jo’, prodhon efekt disfatist publik

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti Dukagjin Gorani theksoi në emisionin “Pressing” se politika është arti i kompromisit dhe se një lidership i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm për lëshime.

Duke komentuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me çdo parti pa marrjen e postit të kryeministrit, Gorani tha se një qasje më e hapur do të ishte më e favorshme.

“Në situata paszgjedhore, është më mirë të thuash ‘po, veç’ sesa ‘jo, veç’, sepse ndonëse rezultati mund të jetë i njëjtë, mënyra se si tingëllon bën dallim. Nuk mund të nisësh bisedimet politike duke thënë ‘jo’,” u shpreh ai.

Sipas Goranit, Abdixhiku tha “jo veç”.

Në këtë kontekst, ai shtoi se kjo krijon një diskurs të bazuar “më shumë në mohime sesa në hapësirë për dialog.”

“Nuk bëjmë me këtë, nuk bëjmë me atë, nuk bëjmë kështu, ku gjithmonë theksi bie në kryefjalën ‘nuk’. Ajo prodhon efekt disfatist publik. Jo pse nuk ndryshon me kohë, por pse vetëm sa e vështirëson diskutimin publik të cilin tash duhet me e fillu. Diskutimi publik duhet me ia fillu me përpjekje me gjetë zgjidhje jo me tregu sa është zgjidhja e pamundshme.” – tha ai.

Ai theksoi se politika funksionon mbi bazën e kompromisit. “Sot jemi në situatë ku nuk ëtshë duke u përdorur ajo që pritet; që është gjetja e kompromisit, politika është punë kompromisi. Dikur në një moment duhet me lëshu pe, për me lëshu pe duhet me përgatit opinionin publik që mos me i ra opinionit publik ajo në kry”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit