8.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Gorani për Bedri Hamzën kryeministër: Të dielën mund të zgjedhim mes arsyeshmërisë dhe deluzioneve

- Advertisement -

Gazetari Dukagjin Gorani, thotë se ai përkrah Bedri Hamzën për kryeministër.

Në Pressing, Gorani thotë se qytetarët të dielën, kanë mundësinë të zgjedhin mes arsyeshmërisë dhe deluzioneve.

“Zoti Hamza ofrohet si person i arsyeshmërisë zhvillimore, e në të ai përpiqet ta theksojë edhe një kategori, qysh është stabiliteti dhe parashikueshmëria e veprimeve qeveritare.

Qytetarët e Kosovës të dielën kanë mundësinë të zgjedhin në mes të arsyeshmërisë dhe deluzioneve pseudo-militariste që sot i dëgjojsha në një tubim në Gjilan, ku u folke për kapacitetet ushtarake të Kosovës”, thotë Gorani.

“Ti e këqyrë edhe thu, në një tubim elektoral, një vend i vogël e i varfër si ne, me diskutu për glorifikimin militarist të shoqërisë, për një shtet 1.5 milionë, shpëtimi i vetëm që duhet të gjindet në një butësi discursive, vec ata që përnjëmend nuk janë në gjendje ta kuptojnë situatën, vec ata që nuk ia dojnë të mirën vendit, kanë me pasë dilemma të zgjedhin të dielën” – tha Gorani.

Të ngjashme

Të fundit