Home Lajme Gorani numëron protestat e VV-së “që nuk ndryshuan asgjë”

Gorani numëron protestat e VV-së “që nuk ndryshuan asgjë”

0
Gorani numëron protestat e VV-së “që nuk ndryshuan asgjë”

Gazetari Dukagjin Gorani ka numëruar protestat e Lëvizjes Vetëvendosje në kohën sa kanë qenë në opozitë.

Gorani në emisionin ‘Pressing; në T7 derisa numroi protestat e VV’së tha se ato protesta nuk ndryshuan asgjë.

“Në raport me marrëveshjet me Serbinë mënyra më e lehtë e protestimit ka qenë me protestu kundër gjërave që janë të pashmangshme e të pandryshueshme.

Ke protestu kundër Ahtisarit gjithmonë duke e ditë që është e pashmangshme, ke protestu kundër pikave të Bankimunit, kundër demarkacionit duke e ditë që është i pashmangshëm duke e ditë që ski me ndryshu as edhe një presje, ke protestu kundër Zajednicës tu e dit që ski me ndryshu as përmbajtjen e nuk ki me ja ndryshu as formën, gjithmonë ke protestu tu e ditë që ajo është fitore e lehtë”.

Tutje, Gorani tha se VV-ja gjithmonë ka protestuar për gjërat që e ka ditur se janë të pashmangshme.

“Fitore e lehtë është shpjegimi yt: Poshtë Zajednica, posht Ahtisari, kjo është humbje, tu e ditë që ka mu bo Ahtisari, në momentin që u bo Ahtisari ti ke vazhdu me protestu duke thënë që të kishim qenë na në pushtet na s’i kishim bo na këto, Ahtisari nuk kish ndodh, Zajednica nuk kish ndodh, Demarkacioni nuk kish ndodh, gjithmonë tu i thonë qito sene.

Sot qe ku i ki në pushtet, përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë është po ajo e njëjta me atë të vitit 2013 e 2015, gjithcka është e njëjtë vec pushteti ka ndryshu. Cka ka nevojë për përmbajtje të njëjtë që qyky pushtet me lyp unitet politik, kur vet ka qenë kundër unitetit politik sa ka qenë në opozitë”, shtoi tutje Gorani.

Exit mobile version