0.4 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Gorani: Mbrojtja e Kushtetutës po definohet si akt jo patriotik

- Advertisement -

Ish-deputeti Dukagjin Gorani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke theksuar paqartësitë e shumta që po e shoqërojnë procesin e ndërtimit të institucioneve të reja.

Sipas Goranit, mungesa e qartësisë rreth formimit të Qeverisë, ndarjes së ministrive dhe nisjes së periudhës tradicionale 100 ditëshe të qeverisjes po krijon një pasiguri serioze institucionale.

 “Aq shumë ka paqartësi, saqë nuk po je në gjendje me e pa fundit e kësaj, në kontekstin e ndërtimit të institucioneve, Qeverisë, ndarjes së ministrive dhe fillimit të atij 100 ditëshin tradicional, kur Qeveria e re fillon ta zbatojë atë që e ka premtuar gjatë zgjedhjeve”, u shpreh Gorani.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për mënyrën se si po trajtohet Kushtetuta, duke vlerësuar se mbrojtja e saj po shihet gjithnjë e më shumë si një veprim jopatriotik.

 “Ne kemi ardhur në situatë kur mbrojtja e Kushtetutës definohet akt jopatriotik, kjo është një grackë në të cilën ne jemi futur ose na kanë futur gjatë këtyre viteve të kaluara, kur çështja kombëtare, patriotizmi është futur në domenin joformal, pra domenin jashtë kushtetues”, tha ai.

Në fund, Gorani e cilësoi këtë situatë si një gracë të madhe, kuptimore, politike dhe etike.

 “Kjo është një grackë shumë e madhe, jo vetëm kuptimore, por është edhe politike, e unë mendoj edhe etike”, përfundoi Gorani.

Të ngjashme

Të fundit