4.1 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Gorani: Aktakuza për krerët e UÇK-së është ofenduese, dënimi i tyre do të ishte krim

- Advertisement -

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se aktakuza për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ofenduese.

Komentet ai i bëri në emisionin “Rubikon” ku po diskutohet për fjalën e fundit të mbajtur sot para trupit gjykues të Speciales nga ish-katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aktakuza ndaj tyre është ofendim për ta edhe ofendim për krejt neve, dënimi i tyre do të jetë një krim edhe ligjor edhe politik. Edhe lirimi i tyre do të jetë një komprometim për këtë Gjykatë Speciale edhe për këtë bashkësi ndërkombëtare e cila ka menduar që do të jetë një ide e mirë diku kah viti 2009, 2010, nëse krijohet një tribunal, i cili do ta ndihmojë atë bashkësinë ndërkombëtare ta heq prej vetes ndjenjën e madhe të fajësisë prej të cilës nuk mujti mu shliru 20 vjet pse ka intervenuar me shpëtuar një popull të pafajshëm, të pambrojtur” , tha Gorani.

Para trupit gjykues në Speciale sot e dhanë fjalën e fundit ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi që po mbahen tash e pesë vjet në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit